Viti i ri konsiderohet edhe si “gjysmë sezon” i ri televiziv dhe risitë nuk mungojnë.
Një prej tyre është paralajmëruar për datë 10 dhe mban emrin “Just Dance”.
View this post on Instagram
Ky format i kërcimit do të vijë si rubrikë në “E diell” në Top Channel dhe ka befasuar për disa arsye.
E para, konfirmon se raportet me autorit, balerinit Graciano Tagani dhe mentorit të tij, Albi Nako janë përmirësuar pas shkarkimit nga puna rreth dy vite më parë kur Tagani punonte në Klan dhe deklaroi publikisht se trupa e baletit të Top Channel është më e mirë.
E dyta, konfirmon largimin e Albi Nakos pas shumë vitesh punë në Klan si koreografi historik i trupës së baletit.
Detaji i tretë që ka befasuar është kthimi i Dojna Memës në Top Channel. Pas mbylljes së programit “Pop Culture”, në një intervistë vetëm pak javë më parë ajo deklaroi se largimi nga logo ku nisi karrierën lidhej me mos përshtatjen pas “ndryshimit të politikave redaksionale të televizionit”.
Nuk dihet se çka mund të ketë ndryshuar nga ky pretekst për një kohë kaq të shkurtër por e rëndësishme është që në 2021-ën, Dojna s’do t’i mungojnë ekranit, ndonëse në një formë të re. /prive.al