Tre figura nga shoubizi aderojnë në AAK-në e Ramush Haradinajt!

By

Partia e Ramush Haradinajt duket se po përforcohet edhe me fytyra publike.

Krahas aderimit të këngëtarit Labinot Tahiri dhe aktorit Jeton Zogiani edhe emra të tjerë kanë vendosur të pozicionohen me AAK-në.

Në një tubim partiak, në sallë janë parë këngëtarja Aida Doçi, Adelina Berisha dhe frizeri i njohur Kaci Lleshi.

Të tre emrat e njohur duket t’iu kenë bashkangjitur listës së aderimeve teksa nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre do ta provojë fatin edhe përmes hyrjes në lista zgjedhore apo do të mjaftohen vetëm me pozicionimin politik pro Haradinajt dhe pjesëmarrjen nëpër tubime partiake. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm