Tre artistet që shënuan vitin 2020

By

Ndonëse ishte një vit tragjik anembanë botës, ishte muzika ajo që na bashkoi.

Teksa shumë artistë shqiptar, ishin në dilemë se nëse do duhej të publikonin këngë të reja gjatë kësaj kohë të vështirë, ishin fansat ata që kërkonin të shihnin diçka të bukur.

Dhe kështu u bë, artiste si Kida, Dhurata dhe Dafina përgjatë gjithë vitit, na sollën materiale fantastike muzikore, që na bëri t’i shihnim me një sy tjetër.

Kida

Patëm rastin ta shohim të evoluojë si artiste. Ishte më e guximshme, më agresive, më këmbëngulëse – një version që na befasoi, por na bëri ta adhurojmë qindra herë më shumë.

Ndonëse, gjatë muajve të karantinës, ajo ishte fokusuar 100 për qind në muzikën e saj teksa zbardhte ditët në studio, fansat vetëm sa fillonin e tregoheshin edhe më të padurueshëm.

“Kjo so paranojë”, ishte një refren që kishte fiksuar ndjekësit e saj, i cili për muaj të tërë nuk u publikua si version i plotë.

Por pak do dinin, se cfarë po vinte, do ishte revolucionare!

Me 2 korrik, u publikua “Paranoja”, së bashku me “Pishmon”, në bashkëpunim me Mozzik. Pak të thuhet që këto dy këngë kumbuan kudo, duke mahnitur publikun anembanë botës. Shumë nga ata as nuk kuptonin gjuhen shqipe.

Muaj kaluan dhe ajo erdhi me këngën “Edhe sa”. Ishte ky një produksion i kuruar në cdo detaj, thënë shkurt një film me kolonë zanore.

Kurse pak afër ndërrimit të motmoteve, ajo erdhi me “Drunk”. Një këngë kushtuar dashurisë dhe rimëkëmbjes nga një zemër e thyer.

Kida ngriti standard jo vetëm për të tjerët, por edhe për veten! Kjo na bën akoma më të ekzaltuar për 2021-tën e Kidës.

Dafina Zeqiri

Nga të fillojmë me Dafinën? Si gjithnjë, është ajo që sjellë e para tendenca të reja, si në këngë, stil, videoklipe, grim e flokë.

Me një ekip të mrekullueshëm nga prapa, ajo shpërtheu në potencialin e saj maksimal këtë vit. Dhe ne si shikues, u kënaqëm me artin e saj.

Vitin 2020 filloi me “Merri krejt”. Komentet nga fansat lidhur me këngën dhe videoklipin kishin një emërues të përbashkët – të gjithë e falënderonin për atë që solli.

Videoklipi i vendosur në Kosovë por shekuj më vonë, ishte një zhanër fantastiko-shkencor, dhe kënga e saj thjesht fantastike.

Një muaj më vonë, ajo publikoi “Një herë të jetë”, që ishte një lutje për dashuri të pakthyer. Aty na u shfaq në një gjendje më të brishtë dhe emocionale.

Në maj, në bashkëpunim me Cricket publikoi “A je pendu”, që i dedikohej një dashurie të humbur dhe ndjenjave që vijnë pas saj.

Por çfarë do të vinte më vonë nuk do të ishte as fillimi për këngëtaren. Si gjithnjë na solli produksione vizuele të pashembullta në “Million”, “Aman” me Ledrin dhe Lumi B dhe në “Zili Zili”.

Qershia mbi tortë, ishte padyshim një bashkëpunim i papritur po shumë i këndshëm me Yll Limanin për këngën, “Mos shko”, që përmbylli edhe vitin e saj artistik për 2020.

Duke ndjekur po këtë paternë artistlliku, është e sigurt të thuhet se Dafina dhe viti 2021, do të jetë zjarr!

Dhurata Dora

Krijuesja e shumë hiteve milionëshe. Kjo na shkon ndërmend sa herë që kujtojmë Dhurata Dorën.

Në qershor, ajo publikoi këngën “Ferrari”, që na solli atë këngëtaren capkëne dhe shumë dinamike që jemi mësuar ta shohim. Ishte fillimi i verës dhe tingujt energjik të këngës na bënë që ta mungonte edhe më shumë jeta jonë e mëparshme – të dilnim, të pinim dhe të vallëzonim deri sa këmbët tona të mpiheshin.

Por prapë, Dhurata na mbajti shpirtin e sezonit gjallë dhe shumë alegro.

Në muaj më vonë erdhi diçka që pritej – një bashkëpunim mes Azet dhe Dhuratës. Rezultati? Në çdo cep ku kishte shqiptarë dëgjohej “Fajet”!

Ritmi dhe dinamika e këngëve të saj, na bëri të shijojmë një verë që ishte e zymtë në mesin e një pandemie botërore.

Vitin 2020, këngëtarja e përmbylli me një këngë melankolike “Harrom”, kushtuar një historie dashurie të hidhur. Pak a shumë ndoshta kushtuar edhe një viti të keq, që duam të harrojmë.

2020-ta ishte i keq me ne, por jo edhe Dhurata që na dhuroi ritme e tinguj që të ç‘lirojnë çdo muskul! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm