Tre arsye përse duhet ta vizitoni destinacionin ku po qëndron Alaudini

By

Liberalizimi i vizave na ka bërë më të lehtë t’i vijmë rreth e përqark Europës dhe destinacioneve mahnitëse të saj.

Me të madhe po frekuentohet Italia por opsionet tjera janë edhe më të mira.

Një prej tyre, mund ta marrim sugjerim nga moderatori Alaudin Hamiti.

Ky i fundit po qëndron në Kopenhagë, kryeqendrën e Danimarkës, siç e ka zbuluar në rrjetet sociale.

Hoteli fantastik Guldsmeden është ndalesa e këtij udhëtimi.

Por përse duhet vizituar Kopenhaga? Arsyet janë të shumta, ne po i listojmë tre kryesoret.

E para, ushqimi.

Shumë restorante në Kopenhagë kanë yje Michelin. Nëse të ngrënit mirë është diçka që ju pëlqen, do gjeni vende të rehatshme, restorante fantastike, furra që do t’iu bëjnë përzgjedhjen goxha të vështirë.

E dyta, lehtësia e qasjes.

Me anije, biçikleta, mjete të ndryshme të transportit, Kopenhaga është shumë e qasshme nga një cep në tjetrin duke ofruar një eksperiencë ku keni gjithnjë diçka për të parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Guldsmeden Hotels (@guldsmedenhotels)

Mbi të gjitha, njerëzit. Danezëz janë të njohur si shumë të sjellshëm dhe këtë do ta kuptoni në momentin e parë që keni interaksion me një të tillë. Ata janë miqësorë, të butë dhe të gatshëm për të ndihmuar, ndryshim ky shumë i madh krahasuar me vendet turistike të tejpopulluara si Parisi.

Mos ngurroni të pyesni një danez për vende dhe rekomandime restorantësh sepse me shumë gjasë, do ju presin tepër mirë.

Një top destinacion si ky bëhet edhe më i mirë në hotel si Guldsmeden i cili e kompleton në tërësi qëndrimin tuaj në Kopenhagë. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Guldsmeden Hotels (@guldsmedenhotels)

Artikuj të ngjashëm