Transformimi i Kendall Jenner ndër vite, a është kirurgjia plastike sekreti i ndryshimit të saj?

By

Ylli Jenner ka pësuar një transformim të dukshëm qëkurse ajo së pari u shfaq në publik.

Kendall Jenner është tani një nga modelet më të kërkuara të momentit falë pamjes së saj të mrekullueshme.

Por, ashtu si motra e saj e famshme Kylie Jenner, modelja 25-vjeçare e Victoria’s Secret ka qenë gjithashtu subjekt i thashethemeve se ajo mund t’i jetë nënshtruar kirurgjisë plastike.

Megjithatë, Kendall këmbëngul se ajo është e gjitha natyrale dhe vazhdon të injorojë të gjitha polemikat që thonë se ajo ka pësuar një ndryshim drastik.

Image result for kendall jenner before and after

Daily Star Online foli me Dr Sarah Tonks nga The Lovely Clinic që specializohet në kirurgji kozmetike, për të gjetur se çfarë, nëse ka, ndërhyrje kirurgjikale dhe jo kirurgjikale, të cilat mund t’i ketë bërë modelja.

Pas shqyrtimit të fotografive para dhe pas të yllit, ajo shpjegoi:

“Ka një dallim mes vetullave të saj para dhe tani, sepse tani duken më të larta dhe të harkuara.”

“Është e mundur që ta ketë bërë këtë me injektim të botoxit  apo mbushës sepse para disa vitesh lartësia e vetullave është dukshëm më e ulët.”

“Unë mendoj se ajo ka bërë rinoplasti pasi hunda e saj nuk ishte mjaft e definuar më parë.”

“Ajo kishte pak asimetri në mjekër dhe më katrore në të dyja anët, të cilat ajo nuk duket t’i ketë tani.”

Duke folur për buzët më voluminoze të Kendall, ajo tha: “Ka volum më të madh dukshëm në buzë, 100%, ajo mund të ketë ndjekur hapat e Kylie.”

Dr. Tonks shtoi se mollëzat e Kendallit dukeshin shumë më të larta se më parë.

“Unë mendoj se ajo mund të ketë pasur disa mbushës të vendosur aty. Do të ishte e vështirë të arrinte me ndonjë gjë tjetër veçse një lloj intervenimi kirurgjik ose kozmetik.

Dhe në fund ajo shtoi: “Unë mendoj se ajo duket e mahnitshme.”

Image result for kendall jenner face

Burimi: Dailystar.co.uk

 

Artikuj të ngjashëm