Dita e sotme ka qenë e kobshme për familjen e këngëtares shqiptare që jeton në Gjermani, Anita Latifi.
Prive.al, jo zyrtarisht ka arritur të mësoj se babai i saj ka ndërruar jetë në aeroport rrugës për Kosovë ku realisht këngëtarja kishte mbërritur vetë disa ditë më herët.
Lajmi nuk është konfirmuar nga Anita apo anëtarët tjerë të familjes përmes rrjeteve sociale apo mënyrave të tjera të komunikimit por fotoja e zezë në profil dhe komentet ngushëlluese verifikojnë ngjarjen që ka ndodhur sipas burimeve rreth mesditës.
Shkaqet e vdekjes nuk dihen zyrtarisht mirëpo dyshimet janë për një sulm në zemër meqenëse paraprakisht, tashmë i ndjeri i ishte nënshtruar intervenimeve.
Ngushëllime /Prive.al/