TOP FEST PËR TË PARËN HERË NË KOSOVË!

By

Festivali i muzikës moderne shqipe për herë të parë zhvendoset në Prishtinë.

Me datë 23 Prill në ora 21.30 bëhet regjistrimi i gjysmëfinales së dytë të edicionit të 12-të.

Të enjten do të performojnë këngëtarët nga Kosova që i janë bashkangjitur këtij eveti si: Teuta Kurti, Petrit Çarkaxhiu nga Grupi Jericho, Venera Lumani,  Ermal Fejzullahu ft Lumi B & Ledri Vula por jo vetëm.

Përpos që do të këndojnë ‘Live’ ata do të përballen edhe me disa pyetje të publikut.

Ndërsa ka edhe artistë të cilët pavarësisht që janë bashkë në jetë të enjten Venera dhe Lind Islami do të jenë rivalë në skenë.

Kjo nuk është hera e parë një festival zhvendoset drejt Prishtinës. Vite më parë këtë rrugë e mori ‘Kënga Magjike’ që finalen e transmetoi nga kryeqyteti i Kosovës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm