Interesim i madh për filmin kosovar “Zgjoi” edhe në Amerikë

By

Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke u treguar interesim i madh për filmin kosovar “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit.

Në faqen zyrtare të “Zgjoit” në rrjetin social Facebook thuhet se pas dy dite do të bëhet shfaqja e filmit në kinematë e New York.

“Në “Film Forum” janë shitur të gjitha biletat për terminin e orës 6:50 të së premtes dhe të shtunës. Në këto dy termine, në New York, pas shfaqjes së filmit do të ketë diskutim me regjisoren Blerta Basholli dhe aktoren Yllka Gashi”.

“Ndërsa për terminet e tjera gjatë këtyre dy ditëve kanë mbetur akoma bileta. Gjithashtu ka në shitje bileta edhe në shtetet e tjera amerikane”, thuhet në njoftim.

Më shumë informata për bileta gjeni këtu më poshtë:
https://filmforum.org/FILM/HIVE si dhe në https://www.laemmle.com/film/hive-0 dhe https://zeitgeistfilms.com/film/hive

Artikuj të ngjashëm