Top Channel i merr Klanit një prej prezantueseve më simpatike?

By

Raportimet mbi lëvizjet e sezonit të ri televiziv vazhdojnë, kur nga nisja e sezonit kanë mbetur vetëm pak ditë.

Normalisht, dy televizionet që krijojnë lajm për këtë pjesë janë Top Channel dhe TV Klan.

Katër ditë më parë, Prive.al raportoi e para se tri vajzat që një vit më parë u proklamuan si prurje të bujshme në Klan, kishin mbetur pa emisione.

Fjala është për Marina Vjollcën, Arjola Shehun dhe Nevina Shtyllën. ‘C’est la vie’, ‘Kush vjen për drekë’ e ‘Jo vetëm modë’ nuk do transmetohen në sezonin e ri, teksa tani për tani nuk ka asnjë alternativë për secilën prej vajzave mbi ndonjë projekt në Klan.

Image result for marina arjola nevina

E duket se kjo gjë ka bërë që ato të mobilizohen për shtigje të reja.

Pasi Arjola Shehu u duk në Top Channel, njejtë ka bërë edhe Nevina.

‘Express’ raporton që bukuroshja, ish-Miss Shqipëria, është parë në studiot e Top Channel, ç’ka bën të kuptohet se do e shohim në këtë ekran.

Mbetet të shihet nëse shkuarjet në Top do rezultojnë të suksesshme për Nevinën mbi ndonjë projekt të ri. Shpresojmë që s’do mbetin vetëm në tentativë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm