Tolgahan Sayışman falenderon shqiptarët që u bën pjesë e pandarë e jetës së tij

By

Të mërkurën që shkoi, aktori turk me famë botërore Tolgahan Sayışman erdhi në kryeqytetin kosovar i shoqëruar nga modelja dhe aktorja, Almeda Abazi dhe djali i tyre katër muajsh, Efehan.

Ata janë mirëpritur gjatë paradites në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga ministri ende në detyrë i kësaj ministrie, Kujtim Gashi.

Detaje nga vizita e Tolgahan Sayisman në Kosovë (VIDEO)

Me të mbaruar vizitën në Kosovë, ku çifti u ndanë shumë të kënaqur nga mikpritja dhe Tolgahan duke u ndjerë shumë krenar për rolin që pati në këtë takim, dyshja u nisën për Shqipëri, për të qëndruar pak kohë me familjarët e Almedës.

Tolgahan hyri në llogarinë e tij në Instagram për të shkruar një falënderim për mikpritjen që iu bë në Kosovë – dhe këtë në shqip!

“Komb historinë e te cilit e kam dëgjuar qe ne fëmijëri nga gjyshja ime e ndjere, me pas për fat te mire mu desh te njihem dhe te ndaj jetën me një vajze te këtij kombi, njerëz mikpritës, me gjak te ngrohte dhe te besës. Faleminderit shqiptare qe u bëtë pjese e pandare e jetës time, faleminderit qe me mirëprisni. Do jem gjithmonë i gatshëm te jap kontributin tim ne krah jush për te mirën e te gjithëve. Përfitoj te falënderoj pafundësisht Ministrin e Kulturës Rinise dhe Sporteve ne Kosove Z. Kujtim Gashi dhe te gjithë Kosovën qe me nderuan me Titullin “ Amabasador i kulturës” – shkroi Tolgahan nën foton në të cilën shfaqet pranë ministrit Kujtim Gashi. /Prive.al

View this post on Instagram

Komb historine e te cilit e kam degjuar qe ne femijeri nga gjyshja ime e ndjere, me pas per fat te mire mu desh te njihem dhe te ndaj jeten me nje vajze te ketij kombi, njerez mikeprites, me gjak te ngrohte dhe te beses. Faleminderit shqiptare qe u bete pjese e pandare e jetes time, faleminderit qe me mireprisni. Do jem gjithmone i gatshem te jap kontributin tim ne krah jush per te miren e te gjitheve. Perfitoj te falenderoj pafundesisht Ministrin e Kultures Rinise dhe Sporteve ne Kosove Z. Kujtim Gashi dhe te gjithe Kosoven qe me nderuan me Titullin “ Amabasador i kultures” ndermjet dy kombeve.🇹🇷🇦🇱🇽🇰 Samimi daveti ile beni iki ülke arasında ‘Kültür Elçisi’ olarak bu değerli göreve layık gören Kosova Kültür Gençlik ve Spor Bakanı Sn. Kuytim Gaşi‘ye ve tüm Kosovalılar’a sonsuz teşekkürler.🇹🇷🇽🇰

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on

Artikuj të ngjashëm