Prive Zbulon: Majlinda e Majk dolën për shopping bashkë me Roanin (FOTO)

By

Ndonëse u mundua ta mbante diskrete praninë e ish të dashurës, me detaje fare të thjeshta mund të kuptohet se Majlinda Zeka, ishte aty.

Reperi kosoavar Kastriot Rexha, të martën ka publikuar një video ku shihet bashkë me Roanin, duke bërë blerje në një dyqan rrobash për fëmijë.

Majk ka lansuar një video në profilin e tij në Instagram, ku shihet duke e shëtitur Roanin me karrocë, përderisa dikush i shikon rrobat e varura në raftet e dyqanit.

Dhe vajza me të cilën ndodhet Majk, është Majlinda ngase kalimthi në video vërehet një bluzë me lule, të njëjtën që bukuroshja ka veshur po këtë ditë. Këtë e dëshmon një fotografi që ajo ka publikuar në Instagram, ku mbanë veshur po atë këmishë me lule, e cila vërehet edhe në videon që ka publikuar Majk. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm