Sezoni i ri i ‘Shiko Kush Luan’ larg pritshmërive: Ndjekësit ‘gozhdojnë’ Luanën si autore programi

By

Dy javë më parë, prezantuesja Luana Vjollca u rikthye në ekran me sezonin e dytë të ‘Shiko kush luan’.

Programi i cili pati goxha sukses në edicionin e tij të parë, këtë vit iu besua në tërësi Luanës si autore.

Ndonëse në shtyllat kryesore i njejtë, duket se ato pak ndryshime që janë bërë nuk janë pritur mirë nga ndjekësit. Pavarësisht që Luana po kujdeset që para Shtatorit të na tregojë se po punon shumë e po lodhet shumë, frytet e punës nuk po pëlqehen tek publiku.

Sezoni i dytë i ‘Shiko kush Luan’ është ‘gozhduar’ goxha nga ndjekësit në rrjete sociale të cilët kanë pasur kritika nga më të ndryshmet.

Në komentet e Youtube, thuhet se vërehet mungesa e Fifit që bënte atmosferë me këngë shqip, ndryshe prej Marsela Çibukajt që po i humb komplet dinamizmin programit me interpretime vetëm në anglisht.

(lajmi vijon nën foto)

Tutje, kritikë tjetër është përsëritja e personazheve. Në dy puntatat e para, shumica dërmuese e të ftuarve kanë qenë të parë më herët teksa nuk është pëlqyer as fakti që Luana po thërret shumë politikanë në studio.

Mangësi tjetër, vënë në pah nga komentuesit është reduktimi i numrit të mysafirëve. Nuk po pëlqehet as dyshja e kapitenëve, me theks të veçantë Adi Pojana.

Prezantuesja Vjollca vërehet teksa në vazhdimësi kërkon propozime duke i pyetur ndjekësit mbi rubrika të reja dhe gjëra që duhen shtuar në format por duket se deri tash, nuk ia ka dalë të përmbushë pritshmëritë. Rënia e theksuar vërehet edhe në shikimet e programit në Youtube, të cilat janë larg nga ato të sezonit të parë.

(lajmi vijon nën foto)

Mbetet të shihet me kalimin e javëve nëse do ketë përmirësime. Me konkurrencën e shtuar dyfish, Luana si autore bën mirë të shqyrtojë seriozisht propozimet e ndjekësve, përpara se t’i shuhet edhe pak ai shkëlqim i emisionit, ngelur si përshtypje nga sezoni i parë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm