Modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi ka përjetuar një tmerr.
View this post on Instagram
Në banesën ku jeton është shfaqur një person i armatosur çka ka bërë që ajo të fshihet në dollap.
Në gjendje tmerri ajo ka komunikuar me ndjekësit duke u shprehur:
“Jam duke u fshehur në dollap sepse ka pasur të shtëna në ndërtesën time dhe atentatori po fshihet në ndërtesë me një armë. Ka shumë helikopterë nuk e di nëse mund ti dëgjoni sepse jam në dollap mirëpo jam kështu prej që jam zgjuar. Është e frikshme, çmenduri. Qëndroni të sigurt”.
Më vonë, Xhesika ka përditësuar ndjekësit me zhvillimet e fundit duke bërë të ditur se është evakuuar nga policia. /Prive.al