Tjetër përplasje? Dy gazetarët e njohur shqiptar prishen me njëri-tjetrin

By

Një tjetër përplasje mes gazetarëve në Klan është shpërfaqur sot, ndonëse duket të ketë ndodhur para ca kohësh.

Pas sherrit mes Rudina Magjistarit dhe Ermal Mamaqit, një tjetër dyshe brenda televizionit duket të mos ketë funksionuar.

Fjala është për Nevina Shtyllën dhe Eni Shehun, të cilët bashkë kanë qenë për një sezon të plotë në programin ‘Jo vetëm modë’.

Image result for nevina shtylla eni shehu

Image result for nevina shtylla eni shehu

E para në rolin e moderatores kurse i dyti si kryeredaktor duket të kenë përfunduar raportin mes vete me një sherr.

Kjo ështëkuptuar në emision me Dojna Memën kur Nevina pyetet pse nuk e ndjek në rrjete sociale ish kolegun.

‘Ma ka bërë bllok’ – shprehet Shtylla me një buzëqeshje të lehtë.

Ndryshe, Nevina këtë sezon kaloi në Top duke moderuar ‘Procesi Sportiv’ krah Ed Manushit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm