Habitën shumëkë vitin e kaluar kur nisën koncerte së bashku dhe papritmas ‘mbollën ‘ një miqësi të fortë.
Noizy dhe Dafina, që në kujtesën e freskët të shumëkujt mbahen mend akoma për fjalët e rënda të 2012-tës nisën ta quajnë njëri-tjetrin vëlla e motër.
Por ky epitet më nuk i përkët dyshes që ka kaluar në një tjetër nivel!
Në postimin e fundit të reperit mbi projektin ‘Four Seasons’ ajo që ka rënë në sy ka qenë epiteti i Dafinës për Noizyn.
Duke falemnderuar për përkrahjen, ajo e ka quajtur atë dashuri.
‘Falemnderit dashuri’ – ka qenë komenti i Dafinës shoqëruar me shumë zemra që ka shkaktuar një varg reagimesh nga ndjekësit në rrjete sociale.
Evoluimi nga ‘nusja e estradës’ në ‘vëllain me përplot dashuri’ është pa dyshim për t’u pasur lakmi! /PRive.al/