“Ti del nga Shqipëria, por Shqipëria s’del nga ti” – Bebe Rexha hedh valle në mes të Times Square

By

“Ti del nga Shqipëria, por Shqipëria s’del nga ti” – kjo thënie popullore, e përshkruan më së miri atdhedashurinë.

Kudo që të shkosh, sado larg të kesh arritur në botë, nuk mund t’iu largohesh rrënjëve të tua.

Dhe e tillë është edhe Bebe Rexha. Këngëtarja mbrëmë në natën e Vitit të Ri, ia ka hedhur valles në mes të njërit prej shesheve më të rëndësishme në botë.

Në Times Square në New York, Rexha ka vallëzuar me melodi shqiptare ndërsa vallja e saj është transmetuar edhe në njërin prej televizioneve më eminente ndërkombëtare, në CNN.

Artikuj të ngjashëm