Labi kujton kohërat kur si cigareshitës keqtrajtohej nga policia serbe

By

Këngëtari Labinot Tahiri në një postim ditën e sotme është kthyer në kohë duke kujtuar në retrospektivë kohërat kur punonte si i ri.

Në shkrim, ai tregoi momentet kur si cigareshitës malltretohej nga policia serbe e cila i merrte me dhunë atij dhe shumë të tjerëve xhiron e vogël të pazarit të ditës.

‘Më kujtohet shumë herë gjatë jetës sime kur tek Kinemaja e Qytetit, policia ndiqte, rrahte dhe burgoste duke malltretuar fëmijët e këmbyesve të devizave në atë kohë’ – shton këngëtari.

Duke ilustruar këtë shembull, ai pyet se përse mos të japim e mos të bëjmë mirë sot që të gëzojmë njerëzit rreth nesh.

Postimin, Labi e përmbyll me këshillën që njerëzit të veprojnë me mirësi pasi ashtu do t’iu kthehet siç i ka ndodhur atij vetë bazuar në përvojën personale. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm