Një seri postimesh në rrjetin social Instagram në profilin e këngëtares Baby G pas mesnate ka lënë të kuptohet se llogaria e saj është thyer.
Në të janë bërë katër postime për gjoja përkrahje të grupit OTR ku Baby G shfaqet me Noizyn, anëtarët e tjerë të label-it dhe në intervista ku flet për reperin.
E rritur në Angli, këngëtarja ka pasur marrëdhënie të mira me OTR teksa edhe ka kërcyer në klipe të tyre por me nënshkrimin me On Records, ajo e ka bllokuar totalisht këtë pjesë duke mos e përmendur më asnjëherë.
Ky veprim me gjasë është bërë nga fansat e OTR teksa vlen të theksohet se me ‘mbretëreshën’, Encën, Baby G ka hyrë në një konflikt virtual me fansa që tash e disa muaj rresht ofendojnë palën tjetër dhe ‘hakmerren’ me foto e video të ndryshme.
Nuk dihet nëse kjo situatë ka relacion me thyerjen e profilit që ka ndodhur para pak orësh. /prive.al/