The Weeknd dhuron 1 milion dollarë për Etiopinë

By

The Weeknd zbuloi të dielën se ai po dhuron 1 milion dollarë për lehtësimin e urisë në Etiopi mes raporteve të spastrimit etnik në rajonin Tigray, duke rezultuar në mijëra vdekje dhe më shumë se dy milionë njerëz të zhvendosur.

Në shkurt, një raport i brendshëm i qeverisë amerikane zbuloi se njerëzit në Tigray po dëbohen nga shtëpitë e tyre në një luftë të filluar nga Etipoia, përmes New York Times.

“Zemra ime thyhet për njerëzit e mi në Etiopi, ndërsa civilë të pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël deri tek të moshuarit po vriten pa kuptim dhe po zhvendosen nga frika dhe shkatërrimi. Unë do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milionë vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të inkurajuar ata që mund të japin”, shkroi ai.

Prindërit e The Weeknd emigruan në Kanada nga Etiopia.

Artikuj të ngjashëm