Fansat e serialit të famshëm të animuar The Simpsons po pretendojnë se ishte parashikuar në shfaqje që aktori Tom Hanks do të kontraktojë koronavirus.
Daily Mail ka shkruar një artikull mbi reagimet e fansave, e cila gjithashtu kishte referenca për paraqitjen yllit të Forest Gump në episodin e Simpsons për ekranin e madh.
Sipas gazetës britanike, shfaqja më parë ‘parashikoi ’vetë koronavirusin – me episodin e vitit 1993 “Marge In Chains” që paraqet një virus larg-lindor që përfshin planetin dhe infekton banorët e Springfield.
Daily Mail shkruajti: “Në filmin Simpsons të 2007-ës – versioni i ekranit të madh të shfaqjes – Hanks bën një paraqitje, duke reklamuar një ‘Grand Canyon të ri’ sepse ky që ekzistonte “ishte bërë i mërzitshëm.”
Një fans i “The Simpsons” tha se kjo situatë ishte parashikuar së pari aty, ku u parashikua se Tom Hanks do të mbyllej në karantinë.
Pasi u paraqit në një reklamë për kanionin – në të cilën ai pretendon se “qeveria amerikane ka humbur besueshmërinë e saj, kështu që po ua huazoj kredibiletin tim” – aktori Apollo 13 thotë më pas: “Kjo është Tom Hanks duke thënë nëse më shihni personalisht, më lini të qetë.”
Megaylli i Hollivudit Tom Hanks dhe gruaja e tij testuan pozitiv për koronavirusin e ri në Australi të enjten, duke i detyruar ata të izolohen në spital dhe duke i lënë autoritetet të gjurmojnë qindra kontakte në koncertet e tyre dhe grupet e filmave.
Hanks dhe Rita Wilson, të dy 63 vjeç, janë duke u monitoruar në Spitalin Universitar Gold Coast, ku ata ishin “në një gjendje të qëndrueshme”, sipas zyrtarëve të shëndetit të shtetit Queensland.