Në këto kohë pandemie globale, ky është mesazhi i Dua Lipës

By

Që nga dje, Organizata Botërore e Shëndetin, ka shpallur koronavirusin një pandemi globale.

Kështu që Dua Lipa e shqetësuar për një grup njerëzish më të ndjeshëm, hyri në llogarinë e saj, që të shpërndajë një mesazh sensibilizues.

Ajo kërkon që në këto kohë, mos të jemi diskriminues ndaj refugjatëve.

“Koronavirusi nuk diskriminon dhe nuk duhet as ne. Refugjatët janë disa prej personave më të prekshëm në planet, shpesh jetojnë në vende me turma me shërbime të limituara të shëndetit. Kur ngritet paniku, të gjithë njerëzit janë në lëvizje, përfshirë refugjatët mund të jenë veçanërisht një target. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara po bëjnë punë të mrekullueshme në terren dhe në planifikimin ndërkombëtar. Ju mund të ndihmoni duke dhuruar në UNHCR, apel emergjent për t’i mbrojtur refugjatët dhe komunitetet nikoqire nga COVID-19.” – ka shkruar këngëtarja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm