Mozzik apelon që qytetarët të ruajnë qetësinë

By

Ballkani ka filluar të raportojë për përhapjen e sëmundjes së koronavirusit, mirëpo deri më tani asnjë rast në Kosovë nuk është testuar pozitivisht.

Mirëpo ka filluar të përhapet panik në mediat sociale dhe qytetarët kosovar po dynden në dyqanet e ushqimit për të grumbulluar rezerva ushqimore.

Si duket kjo situatë ka shqetësuar edhe reperin nga Ferizaj, Mozzik.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai shkruan:

“DHUNË psikqike , panikë të qrregulluar pashë në facebook e gjithkun rreth virusit .. O ani bre mu kujdes osht mire secilen dite te jetes me ia dediku pastertise e shendetit. Edhe mos me na ni sbon , po te pakten panikun e dhunen ndaj mendjes ta ndalojmë! Laj durt deri t’nalet uji mos u hjek prej qeshmes kurre 👍 easy Amo kurgjo amo hiç kurgjo skemi ndore na!”

 

Artikuj të ngjashëm