The Guardian shkruan për filmin “Zgjoi”

By

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli ka marrë një mbulim të shkëlqyer edhe nga prestigjiozja ‘The Guardian”.

Më poshtë mund të lexoni të plotë artikullin që u publikua në “The Guardian”.

Filmi debutues i Blerta Bashollit është një film për mjaltin dhe gjithashtu për ajvarin, një pjatë e ëmbël nga ish-Jugosllavia e bërë nga patëllxhanë dhe speca të kuq. Por filmi ka shije të ashpër dhe të mprehtë, si kafeja e zezë.

Ai bazohet në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, një gruaje kosovare, bashkëshorti i së cilës u zhduk gjatë luftërave ballkanike të viteve 90, dhe kështu vetëm për të qëndruar gjallë dhe për të siguruar jetesën e saj, ajo formoi një kolektiv vetëm për gratë e veja (ose të vejat e supozuara, që dëshirojnë një lajm përfundimtar se çfarë bënë forcat serbe me burrat e tyre të zhdukur) duke bërë mjaltë dhe ushqime të tjera për të shitur. Por filmi e tregon atë duke u përballur me mizogjininë brutale dhe dhunën nga burrat në fshatin e saj, të cilët mendojnë se ajo po e tejkalon veten.

Aktorja kosovare me origjinë shqiptare Yllka Gashi është e shkëlqyer si vetë Fahrije, një grua që e filloi këtë biznes të paktën pjesërisht për të menaxhuar apo shuar hidhërimin e saj: kosherja në kopshtin e tyre u ngrit nga i shoqi. Kjo është mënyra e saj për të qëndruar pranë kujtimit të tij; ajo kujton se sa instiktive ishte kontakti i tij me bletët dhe se si ai nuk u pickua kurrë. Fahrije, nga ana tjetër, gjithnjë thumbohet dhe kjo është pjesërisht arsyeja pse ajo kalon kryesisht në ajvar; çdo thumbim është një kujtesë.

Ekziston një skenë e mrekullueshme në të cilën djali i vogël i Fahrijes po kreh flokët me mendime para pasqyrës, ndoshta me disa nxitje kotësie adoleshente. Duke e parë atë, Fahrije papritmas buzëqesh, me dashuri dhe dhimbje transparente, dhe pa pasur nevojë t’i thuhet mund të shohim se ajo mendon se ai i ngjan babait të tij. Vetë vjehrri i saj Haxhi (një interpretim i mrekullueshëm i aktorit dhe muzikantit veteran kosovar Çun Lajçi) është një figurë vezulluese, e cila përballet me agoninë dhe pikëllimin në mënyrën e tij, por gradualisht po e vlerëson Fahrijen. Kjo është një dramë shumë inteligjente, në të cilën çdo fjalë dhe çdo goditje ka rëndësi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm