Rihanna ka qenë në lidhje me miliarderin arab Hassan Jameel për shtatë muajt që lamë pas, dhe duket se kjo lidhje ka marrë hapa drejt seriozes së fundmi.
Këngëtarja 29 vjeçare është parë duke mbartur në gishtin e fejesës një unazë diamanti, që duket sikur unazë fejese.
Gjatë së mërkurës mbrëma në Neë York City, ajo është fotografuar nga paparacit dhe tërë vëmendjen e ka marrë kjo unazë gjigante në gishtin e saj.
Madje ajo as që ka bërë përpjekje ta fshehë këtë stoli, përderisa është parë në sheshin Madison Garden, teksa po shkonte për ta ndjekur perfiormancën stand up komedi të Chris Rock.
Unaza e saj, ka një diamant ngjyrë shampanje në qendër, ndërsa rrethohet me ca diamante të vegjël përreth. /Prive.al