Për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, sot është një ditë e shënuar.
Djali i tij i vetëm Endrit Thaçi, feston plot 2 dekada jetë. Dhe për familjen Thaçi, ai ishte një fije shprese meqë Endriti është lindur në kohë lufte.
I pari i vendit, që është shumë aktiv në rrjetet sociale, e ka uruar të birin e tij përmes Instagramit, duke shkruar këto fjalë:
“Në kohën më të turbullt dhe më të pamëshirshme të luftës para 20 vjetëve, dita kur ke ardhur në këtë botë Endrit ka qenë për mua dhe Lumen si shenjë e Zotit se jeta kurrë nuk do të shuhet në Kosovën tonë. Urime ditëlindjen e 20-të!”.
Endrit Thaci tash 20 vjeçar, është i vetmi djalë i Presidentit, nga martesa e tij me Lume Thacin. /Prive.al