Këngëtarja e famshme e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka marrë mirënjohje presidenciale.
Këtë të mërkure, nga zyra e presidentit Hashim Thaçi, këngëtarja ka dhënë lajmin se ka marrë mirënjohje për punën e saj shumë vjeçare në muzikën popullore.
“sot isha e nderuar që mu nda mirënjohja nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për kontributin tim si këngëtare e popullit. Falënderohem në emër të familjes dhe publikut tim”, ka shkruar këngëtarja, duke publikuar edhe fotografinë me presidentin Thaçi. /Prive.al