Këto janë momentet më të bukura nga prezantimi i Flori Mumajesit në NIN (VIDEO)

By

Këtë vit drejtimi i emisionit Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, iu besua këngëtarit dhe producentit Flori Mumajesi.

Dhe ai, e bëri më së miri këtë punë.

Duke sjellë batuta interesante, muzikë nga më të bukurat, hitet e tij Flori vjen këtë vit ekskluzivisht në NIN, për të bërë atë që s’e ka bërë asnjëherë, më parë: Moderator televizioni.

Mumajesi shoqërohet nga djemtë e Three Dots, Klajdi Harunin dhe Brunon dhe dy zëra shumë të bukur shqiptar, Artjola Toskën dhe Shkurte Gashin.

Ky grup këngëtarësh, këndojnë nën ritmet e muzikës së DJ Vik Krajës dhe bendit.

Ndiqini disa nga momentet më interesante të këtij emisioni festiv, që transmetohet me 1 Janar në ora 21:00. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm