Emri i Teuta Krasniqit jo pak herë shndërrohet në temë diskutimi për mediat e shkruara.
E kjo për faktin se përveç profesionit ajo përflitet shumë edhe për jetën e saj private.
Tolerimin më të madh për një miks të tillë e ka bërë vetë aktorja e cila shpeshherë shfaqë në publik ngjarjet private familjare.
Njejt ndodhi edhe sot kur Teuta publikoi një fotografi ku shiheshin dy dhurata mjaft speciala të ardhura enkas për vajzat e saj, Taran dhe Kaian.
Ajo falënderoi personat që bënë dhuratën në fjalë duke treguar se është me të vërtetë e entuziazmuar me këtë surprizë. /Prive.al/