Teuta Kurti zbulon binjakët

By

Pak javë më parë, këngëtarja Teuta Kurti u bë sërish nënë kur solli në jetë një vajzë e një djalë, binjakë.

Sikurse edhe periudhën gjatë shtatzënisë, edhe atë pas saj, këngëtarja e njohur e kaloi në privatësi të plotë duke mos treguar asgjë për opinionin, përjashto lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushëve.

Këtë javë ajo mbajti edhe festën siç njihet të ‘Babinës’ e tek tani, Teuta ka vendosur të publikojë foton e parë të binjakëve.

Përmes Instagramit, ajo ka njoftuar ndjekësit e saj me Darin dhe Danah teksa ato që ka pasuar kanë qenë urimet e shumëta nga familjarë, miq e persona që pëlqejnë Teutën si artiste.

Kujtojmë se nga martesa me Dardan Lutën, këngëtarja ka edhe një vajzë të quajtur Aya, tashmë rreth 3 vjeçe. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm