Teuta Krasniqi zbulon se Tara është ‘peskatariane’ – Çka do të thotë kjo?

By

Aktorja shumë e dashur, por edhe nëna krenare e dy vajzave të adhurueshme, ishte e ftuar në NIN me Alaudin Hamitin.

Në panel diskutohej tema e të ushqyerit shëndetshëm dhe çka në të vërtetë është ‘dieta me bazë bimore’.

Teuta flet shumë hapur për arsyet pse vendosi të bëjë një ndryshim drastik në stilin e jetës së saj.

Para disa vitesh u bë vegjetariane e para dy vitesh u bë vegane duke anuar për një dietë më të shëndetshme për të dhe familjen e saj.

Temë diskutimi ishte vegjetarianizmi dhe veganizmi, ku patjetër që u diskutua edhe konsumimi i llojeve të mishit.

Në videon e mësipërme, Teuta flet gjërë e gjatë për zakonet e të ushqyerit në familjen e saj, duke pohuar se vajza e madhe, Tara nuk konsumon lloje të mishit por ha peshk.

Ç’do me thënë një dietë peskatariane?

Një pescatarian është dikush që shton peshk dhe ushqim deti në një dietë vegjetariane.

Ka shumë arsye që njerëzit zgjedhin të heqin dorë nga mishi dhe shpendët, por ende hanë peshk.

Disa njerëz zgjedhin të shtojnë peshk në një dietë vegjetariane, në mënyrë që të mund të përfitojnë nga benefitet shëndetësore të një diete të bazuar në bimë, plus peshq të shëndetshëm.

Të tjerët mund të përpiqen të frenojnë ndikimin mjedisor të dietës së tyre. Për disa, mund të jetë thjesht çështje shije.

 

 

Artikuj të ngjashëm