Regjisorja nga Prishtina, Arzana Kraja, është gjetur e vdekur sot në orët e paradites në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një reagimi publik.
“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjith bashkëpunëtorëve!”, thuhet në reagimin e QKK.
Pas këtij lajmi të trishtuar, ka reaguar edhe aktorja e njohur Teuta Krasniqi me një dedikim shumë prekës sepse dyshja ishin shum të afërta.
Bashkë me disa foto të postuara të dyshes, Krasniqi shkruan:
“Zemrie, s’po muj me besu qe shkove… gjithmone jam mundu me ta shpreh dashnine e vecante qe e kam pas per ty, por s’di a ke mbrri me dite sa mirenjohese jam kone gjithmone per shoqerine tende. Qaq shume me ke jep prej miresise e urtesise tende… Mbetem pa e pi kafen e planifikume e pa e bo filmin qe e kemi planifiku qe 12 vjet… shume ke jep prej shpirtit tend te mire dhe gjithmone ka me te mbajt ne zemer e ne kujtimet e mia, qe i kam kaq te fresketa e te bukura. U prehsh ne paqe zemrie.”