Aktorja Teuta Krasniqi, me kohën ka dëshmuar se nuk e ka fare problem të replikojë me komentuesit në rrjete sociale të cilët edhe mund të flasin kot në situata të caktuara.
Këtë, aktorja e ka dëshmuar sërish në një postim të fundit kur ka shpërndarë ofertat e reja për ata që janë të interesuar të jetojnë shëndetshëm me regjimin e ushtrimeve dhe ushqimeve nga trajneri Adonis Morina.
E duket se kjo reklamë ka bërë që dikush të komentojë duke pyetur se a i ka rënë puna Adonisit të cilin po e reklamon Teuta.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktores në një debat të nxehtë të cilin e sjellim të plotë më poshtë përmes fotografive. /Prive.al/