Jo rrallë herë ka një luftë simpatike në mes të prindërve se kujt do t’i ngjajë fëmiu.
E sidomos kur ata bëhen bukuroshë, të gjitha meritat tentohet të përvetësohen.
Por një luftë të tillë nuk e gjen në mes çiftit të famshëm, aktores Teuta Krasniqi e bashkëshortit të saj Adonis Morina.
Tashmë Teuta e ka humbur luftën ngase Kaia, është kopje e gjallë e Adonisit.
Më së miri këtë fakt, e dëshmon një fotografi e babait me të bijën 1 vjeçare, e realizuar në një makinë dhe e publikuar në Instagram nga Teuta.
“”Bëm baba të të ngjaj” “copy-paste” ❤️” – ka shkruar aktorja.
Po ta shohësh një herë, e kupton që ata ngjajnë shumë. /Prive.al