Të premten në Kinemanë e kryeqytetit u dha premiera e filmit, Distant Angels. Një film që zgjoi kurioizitet që nga dalja e trailerit të saj.
Emra të njohur të artit u panë në premierë e madje edhe e para e shtetit, Atifete Jahjaga.
Por derisa po mblidheshin të gjithë, çifti Teuta Krasniqi dhe Adonisi rrëmbyen vëmendjen që në hapat e para të parakalimit.
Madje kjo ishte hera e parë që ata shfaqeshin së bashku në publik pasiqë, siç u shpreh Krasniqi premiera ishte festë për të.
Në anën tjetër nuk ngeli pa komentuar fotografitë nudo që qarkulluan nga filmi për të cilat tha janë pjesë e punës e po ashtu nuk do të bënte kurrë një set fotografik të tillë për qejf.
I pranishëm ishte edhe Nik Xhelilaj i cili ka një ndër rolet kyçe në filmin e Gjergj Gjuvanit që trajton një pjesë të luftës në Kosovë.