Çka po ndodh mes Melindës dhe Dafinës?

By

Melinda Ademi dhe Dafina Zeqiri dikur suportuan fort njëra-tjetrën, madje kjo është parë edhe në rrjete sociale.

Artistet filluan të ndiqen në Instagram dhe pas kësaj ato komentuan në fotot e njëra-tjetrës dhe krejt kjo ndodhi pasi Dafina nuk fliste më me Taynën.

Por krejt kjo shoqëri virtuale mesa duket ka përfunduar shpejt.

Së fundmi, ndodhi sërish një ‘përplasje’ mes Dafinës dhe Sarës pasi kjo e fundit tha në një emision se s’kishte asgjë kundër artistes (ish e dashura e Ledrit), dhe se nuk e dinte pse artistes i ka ngelur hatri.

Dafina nuk vonoi shumë dhe i çoi mesazh Sarës duke i thënë të kujdeset për fëmijën e saj dhe partnerit dhe mos ta zë me gojë emrin e saj.

Kjo dramë si duket i pengoi Melindës dhe i doli në mbrojtje Sarës.

Së fundmi, Dafina bëri një postim duke thënë se ndjehet e lumtur që shumica e njerëzve në koncertet e saj janë femra.

Në anën tjetër, reperja shkroi në Threads: ‘Ti veç feministe s’je’.

Krejt kjo u pa nga fansat e të dyjave si kunjë për Duffyn pas deklaratës për Sarën në gjuhën angleze.

Ditët në vazhdim do na tregojnë nëse drama vazhdon…/Prive.al

Artikuj të ngjashëm