Teuta bëhet bashkë me Bubulinën: Ja sa e ka ndryshuar shtatzënia

By

Aktorja Teuta Krasniqi ka tash e disa ditë që ka nisur pushim me familjen.

Bashkë me dy vajzat, Tarën e Kaian dhe personin e zemrës, Adonisin ajo po bën një ‘tur’ shëtitjesh përtej kufijve të Kosovës.

E normalisht, koha e lirë më mirë se me familjen s’do mund të kalohej ndryshe.

Kështu ka vepruar edhe aktorja Teuta Krasniqi e cila është bërë bashkë me Bubulinën, motrën e cila pasi kurorëzoi dashurinë pret të bëhet nënë brenda pak javësh.

Fotoja e mëposhtme vë në pah më së miri ndryshimin e Bubulinës e cila brenda pak kohësh pritet të fitojë epitetin e nënës. /prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm