Rita Ora e kallë dasmën në Tiranë (FOTO)

By

Nuk mund ta mohojmë se është tejet interesante dhe simpatike, ta shohësh një yll botëror si Rita Ora duke hedhur vallen shqipe.

Por ja që nganjëherë origjina jote e zakonet e prejardhjes nuk harrohen e s’ke si ti shmangësh.

Në dasmën e vajzës së tezes së saj, Rita Ora e ka ndezur atmosferën me vallëzim.

E shoqëruar nga familja e saj dhe disa prej miqve, Rita është kënaqur në dasmën e Amantina Tolajt, që u martua të dielën në Tiranë.

Disa prej videove nga kjo dasmë, Rita i ka publikuar në profilin e saj në Instasgram, duke e dëshmuar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptari.

E më pas, ajo është larguar nga Tirana me një avion privat, imazhin e të cilit e ka publikuar në rrjetët sociale.

“Mirupafshim Shqipëri. Shihemi së shpejti, ka shkruar Rita”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm