Tetë vjet pa humoristin Ali Ahmeti – djali e kujton me fjalë prekëse

By

Kanë kaluar tetë vjet që kur ka ndërruar jetë komediani I njohur shqiptar, Ali Ahmeti – babai i Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpendit.

I pari i kryeqytetit e kujtoi atë me anë të një postimi prekës, bashkë me një fotografi të tij pranë mbesës.

“Sot u bënë 8 vite që kur na la njeriu më i hareshëm që kam njohur ndonjëherë, që zëvendësonte pikëllimin e secilit njeri me buzëqeshje e rrezatonte zemër të ngrohtë. Edhe pse nuk je me ne Alo, sa herë të kujtoj, më vjen një ndjenjë lumturie që së paku një pjesë të jetës tonë ishe me ne”, ka shkruar Ahmeti.

Ali Ahmeti ishte aktor për shumë vjet. Ai luajti në shumë filma dhe skeçe të ndryshme të humorit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm