Mbrëmjen që lamë pas, startoi edicioni i ri i Big Brother Albania.
Pas një promovimimi të madh mediatik që vrullshëm depërtoi edhe në rrjetet sociale, në rreth tre orë transmetim shikuesit nuk është që panë diçka më ndryshe.
Në fakt, për shumëkë niveli i programit ishte edhe më poshtë sesa disa edicione që nuk kanë spikatur shkaku i mungesës së dinamikës, konkurentëve të ngathtë e komponentëve tjerë që të zhduknin shpejt interesin për ta parë programin.
Megjithatë, i mirë apo jo, Big Brother 9 do duhej ndjekur nga prezantuesja Albana Osmani e cila historikisht ndër vite, drejton Fan Club-in, që transmetohet të dielën në mesditë.
Por, për koincidencë, televizori në shtëpi i është prishur prezantueses duke ia pamundësuar mbajtjen e shënimeve, respektivisht ndjekjen e spektaklit.
E zgjidhja ka qenë zhvendosja në një hotel pranë shtëpisë ku ekrani i Top Channel ka qenë i disponueshëm dhe si rrjedhojë, Albana ia ka dalur të mos mbetet prapa me rrjedhën e spektaklit, ndonëse realisht, kishte fare pak për t’u humbur. /Prive.al/