Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu, ka kohë që është shpërngulur të jetojë në Tiranë vend në të cilin po merret me shumë aktivitete.
Ditën e shtunë ajo e paramendoi si një ditë relaksi e mjaft të qetë por duket se i doli ndryshe.
Sot në kryeqytetin e Shqipërisë pati dridhje toke të cilat u vërejten menjëherë nga këngëtarja e cila e shqetësuar publikoi një fotografi në Instagram duke pyetur edhe të tjerët për këtë ndodhi.
Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë, pasi raste të tilla janë me të vërtetë shqetësuese. /Prive.al/