Tërmet emocionesh nga kënga ‘Humbur’ e Samantës!

By

Dje në ‘E diela shqiptare’ është prezantuar kënga më e re e Samanta Karavellës e cila është konkurente në Kënga Magjike 2017.

‘Humbur’ rikthen pas 8 vitesh në festival Samantën e po ashtu pas disa vjetëve me baladë, e cila është me tekst dhe kompozim të Kledi Bahitit.

Akoma pa u publikuar në YouTube, videot dhe fotografitë të shkrepura nga ekrani qarkulluan gjithandej në mediat sociale e madje lirshëm mund të themi që shkaktoi tërmet emocionesh.

Për të gjithë ata që nuk e kanë parë, ‘Humbur’ tashmë është edhe në YouTube e padyshim që është projekt për të mos u humbur./Prive.al

Artikuj të ngjashëm