Gjatë një viti ai mund të ndodhet në kontinente të ndryshme të botës dhe takohet me njerëz nga shumë nacionalitete.
Dhe pavarësisht shansit për tu njohur me plot vajza që u përkasin kombësive të ndryshme, tenori i njohur Ramë Lahaj dëshiron që për grua ta ketë një shqiptare.
E arsyeja e tij për këtë është mjaft valide. Në një intervistë për Prive, ai thotë se e dëshiron një martesë me një grua shqiptare për shkak se “kur të bëhet nervoz, ka qejf ta shajë shqip”.
Por po ashtu, ajo duhet t’ia njohë “nervin e shqiptarit”, shtoi ai me shaka. /Prive.al