U akuzua se po sajon lëndimin në dorë, Arjani sqarohet njëherë e mirë

By

Javë më parë, sa ishte në Jordani, Arjan Konomi pësoi një aksident duke e lënë me një lëndim të rëndë për të cilin iu nënshtrua një operimi urgjent në shtetin arab.

Në fund të muajit qershor ai edhe u rikthye në Shqipëri, dhe nga shtëpia ai ka publikuar shpeshherë video duke dhënë përditësime mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Mirëpo, së fundmi atë e kanë shqetësuar disa mesazhe që ka marrë. Disa nga ndjekësit e tij dyshojnë se ai ka sajuar të gjithë aksidentin dhe lëndimin, meqenëse nganjëherë allçia është në dorë të majtë e herave të tjera në dorë të djathtë.

Kështu, Arjani bëri një tjetër video duke sqaruar se ai nuk ka sajuar asgjë dhe ka të bëjë me anën në të cilën kamera xhiron.

Shihni të plotë videon sqaruese që ai ka ndarë në Instagram. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

Artikuj të ngjashëm