Teksa shkel të 30-tat, Gjira po ndihet shumë melankolike

By

Sot, 19 nëntori është ditëlindja e këngëtares/reperes Gjira.

E teksa ajo po mbush 30 vjet është ndaluar për të rezonuar mbi vitet që kaloi.

Me anjë të një postimi sot në llogarinë e saj në Instagram, ajo shkruan se ditëlindjet nuk i kanë lënë asnjëherë përshtypje – por ditëlindja e saj e 30-të e bëri të ndihej si asnjë ditëlindje më parë.

“19. Nëntori – zakonisht nuk me kanë lanë fort përshtypje ditëlindjet … Po ky 30shi mka bo me u ndi shumë melankolike këto dit … smuj me than qe jom gati po spo kishe qare pa hec me kohën … përditshmëria na bon me u ndi që gjithçka është e zakonshme po kur vjen momenti me kthy kokën mrapa e vren që shume gjëra kanë ndryshu … jeta është e shpejt po me mujt e kisha ndal kohen ndo nje here … Hello 30sh …. mos mendo qe mundesh me ma prish se sa skom hala rrudha kom me ta tregu qejfin. Flm nanë & babi për këtë jetë … jo gjithmonë e lehte … Po çdo dit ja ka vlejt.” – shkruan ajo në postimin e saj në Instagram. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm