Këngëtari Sabri Fejzullahu do rikthehet me ‘koncert’ muzikor televiziv në Prishtinën e tij të dashur.
Sigurisht, performanca do përshtatet me rrethanën në të cilën po kalojmë duke mos pasur grumbullime të publikut.
Mirëpo, nga zemra e Prishtinës, Sabriu me hitet e tij të pavdekshme do të depërtojë në çdo familje kryeqytetase dhe jo vetëm.
Performanca e këngëtarit të mirënjohur do të transmetohet LIVE në Klan Kosova. Organizimi në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës është paraparë për të Shtunën nga ora 20:30.
S’na mbetet gjë tjetër pos të presim deri në një mbrëmje plot argëtim e muzikë në këto ditë monotone të karantinës. /Prive.al