Të reja duket të ketë në familjen e prezantuesit Ardit Gjebrea.
Mediat në Shqipëri kanë vënë re se djali i Gjebreas, Joni është ndarë nga e fejuara e tij, Merlin.
Në profilet e saj në rrjetet sociale, Merlin ka larguar çdo foto që kishte me Jonin.
Bukuroshja gjithashtu nuk mban më as unazën e fejesës, të cilën vetë djali i moderatorit e zbuloi për ndjekësit në rrjetet sociale kur ajo i tha “Po”.
Ndërkaq Joni, për të kaluar pa shumë zhurmë të gjithë gjënë, ka hapur një profil të ri, privat ku ndiqet vetëm nga një numër i kufizuar i personave.
Nuk dihen arsyet që kanë dërguar në këtë vendim të tashmë ish-çiftit. /Prive.al