“Të puth duart” – Almeda merr urimin më të mirë nga burri në Ditën e Nënave (FOTO)

By

Javën e kaluar, modelja dhe aktorja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, poashtu aktor, Tolghana Saysiman, u bënë prindër për herë të parë.

Almeda solli në jetë një djalë të cilit ia lanë emrin Efehan.

Pasi çifti u kthye në shtëpi, shëndosh e mirë, sot Tolgahan bëri urimin më të veçantë ndonjëherë për gruan e tij.

Almeda për herë të parë feston Ditën Ndërkombëtare të Nënës dhe për këtë aktori turk i tha se ia puth duart.

 “Dashuria ime më e bukur në botë, gëzuar ditën e parë të nënës. Të isha dëshmitar në një lindje, njohja me këtë mrekulli, është një ndjenjë e papërshkrueshme. Këtë nuk e them vetëm për bashkëshorten time, më besoni se të githa nënat i respektoj dyfish tani. Gëzuar këtë ditë të veçantë, ju puth duart!”, ka shkruar ai duke postuar një fotografi teksa puth Almedën./Prive.al

Artikuj të ngjashëm