Ashtu siç kishte paralajmëruar, Fero ka publikuar albumin “Goat”.
Albumi përbëhet gjithsejt nga nëntë këngë, të cilat janë të disponueshme në platformën Spotify.
“Goat” është albumi i dytë në karrierë i Feros. Një prej pjesëve që ka marrë vëmendje është aspekti vizual i ballinës, për të cilën reperi ka bashkëpunuar me dizajnerin Ron Fetahu, i njohur si “Ron the designer”, i cili është vetëm 17 vjeç.
Ballina përfshin fotografi të marra nga rrugëtimi i reperit prej moshës 2 vjeçare në të cilat është i vulosur pasioni për muzikën, për të vazhduar me adoleshencën dhe pjesën e familjes, mes tjerash edhe shkaku i vajzës Nina, të cilës ia ka dedikuar një këngë me titull emrin e saj.
“Gjiro” është njëra prej këngëve të albumit, e cila është realizuar me videoklip dhe është publikuar në Youtube.
Ndërkaq, mësohet se pas një periudhe afro një mujore, del pjesa “deluxe” e albumit, risi kjo e pa dëgjuar më herët ku do vijnë edhe 11 këngë të tjera të tjera. /Prive.al