Thonë se dashuria nuk njeh moshë, ngjyrë e aq më pak etni!
Kur të godet të godet dhe ti i nënshtrohesh bukurisë së paarsyeshmërisë së saj dhe automatikisht, jeta bëhet më e bukur.
Por kur vjen puna te martesa, shqiptarët janë tradicionalë e lokalistë, dhe preferojnë që lidhjet martesore t’i mbajnë brenda kornizave të etnitetit.
Megjithatë, iu rikthehemi fjalëve të thëna më lart: DASHURIA THJESHT NUK PYET!
Dhe disa të famshme shqiptare na e dëshmuan më së miri këtë gjë.
Më poshtë Prive sjell një numër të vajzave të famshme që u martuan me jo-shqiptarë, duke ndjekur zemrën e tyre…
Emina Çunmulaj u martua katër vjet më parë me miliarderin izraelit Sam Nazarian. Ata patën një dasmë tradicionale sipas rregullave izraelite.
Linda Halimi zgjodhi për partner Edwardin, një amerikan me ngjyrë, e për këtë vendim, ajo u kritikua shumë nga publiku.
Zgjedhja e Adelina Tahirit për tu martuar me avokatin maqedon Markov, ishte një vendim që radarit të publikut nuk i shpëtoi pa një “mal” me akuza e kritika jo konstruktive.
Angela Martini i dha fund beqarisë në një ceremoni private me producentin rumun Dragos Savulescu.
Ndër vajzat shqiptare që zgjodhën partnerë të huaj, është edhe Afërdita Dreshaj që ka një vit e martuar me sportistin çek Jakub Kindl.