Kënga e fundit e reperit Stresi dedikuar nënës së tij, ka inspiruar disa njerëz që t’i bëjnë tatuazh vargjet e tij.
Kjo këngë me të cilën mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, është dedikim i reperit për të ëmën e tij, e që në publikim ka marrë me miliona klikime në Youtube.
Me këtë këngë madje ai ka marrë edhe shumë komente nga fansat e tij, kurse së fundmi në Instagram reperi Arkimed Lushaj, ka publikuar disa imazhe që e dëshmojnë se disa persona i kanë tatuazhuar duart e tyre me vargjet e Stresit. /Prive.al